Kryesore 3 raste të reja dhe asnjë viktimë nga Covid në 24 orët...

3 raste të reja dhe asnjë viktimë nga Covid në 24 orët e fundit

Vetëm tre raste të reja me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 3027 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në Lezhë dhe në Skrapar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Ndërkohë situata në spital sa vjen e përmirësohet pasi vetëm 7 pacientë janë të shturar, nga të cilët tre janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në të gjithë vendin ka vetëm 127 raste aktive.