Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar me burg të gjithë ata njerëz që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit.
Filipinet janë përfshirë nga një valë e rëndë Covid-19, duke u bërë një nga vendet aziatike që është goditur më fort nga pandemia.
“E keni në dorë vetë: bëni vaksinën ose ju fus në burg”, tha të hënën Duterte, gjatë një fjalimi.
Kjo deklaratë e Presidentit bie ndesh me ato të ekspertëve mjekësorë të vendit, të cilët kanë thënë se vaksina nuk është e detyrueshme.
Deri në 20 qershor, Filipinet kanë vaksinuar 2,1 milionë njerëz, nga 110 milionë që është popullsia e këtij vendi.