Një lajm i mirë ka ardhur nga Holanda. Ky shtet ka hequr të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Holandë, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se për ata që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi nuk kanë nevojë për asnjë kriter testi dhe vaksine.
I vetmi kriter është plotësimi i Formës së Deklaratës së Shëndetit.
“I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në Holandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link: https://www.government.nl/…/information-for-passengers…
Ju lutemi, prindërve të moshuar u duhet ndihmë për plotësimin e formës. Nëse udhëtojnë, sugjerojmë që ta kenë të printuar me vete, kur të paraqesin biletën”, thuhet në një njoftim.