Ylli i muzikës pop Britney Spears u ka kërkuar falje fansave që nuk u tregua e sinqertë në lidhje me realitetin e kujdestarisë së saj, duke thënë se ajo ishte në siklet të ndante atë që i ndodhi.
Në deklaratën e saj të parë publike që nga dëshmia e saj në sallën e gjyqit, këngëtarja i tha 30.6 milionë ndjekësve të saj në Instagram të enjten se kishte dhënë përshtypjen e gabuar dhe se ishte penduar “duke pretenduar sikur isha mirë dy vitet e fundit”.
Të mërkurën, Spears i bëri thirrje një gjykatësi t’i japë fund kujdestarisë që i ka dhënë babait të saj, Jamie Spears, kontrollin e financave të saj, kujdesin mjekësor dhe karrierën për 13 vjet.
Duke iu drejtuar gjykatës në Los Anxhelos, ajo e përshkroi kujdestarinë si “abuzive”.
Në një fjalim 25 minutësh, ajo tha se ishte detyruar të performonte, nuk iu dha privatësi dhe u detyrua të përdorte kontrollin e lindjes, të merrte ilaçe dhe të merrte pjesë në seanca terapie kundër vullnetit të saj.
Spears i dha fund komenteve të saj duke thënë: “Në thelb kjo kujdestari po më sjell më shumë dëme sesa dobi. Unë meritoj të kem një jetë. Kam punuar gjithë jetën time, duke kërkuar që kjo të mbaronte. Ndihem e nxënë ngushtë, e ngacmuar, e lënë jashtë dhe vetëm. Jam lodhur duke u ndjerë vetëm. Dhe unë meritoj të kem të njëjtat të drejta si çdokush”.
Një tjetër seancë gjyqësore pritet të ndodhë në 14 korrik.