Aktualitet Yuri Kim: SPAK do të ketë rezultate dhe do të tregojë se...

Yuri Kim: SPAK do të ketë rezultate dhe do të tregojë se askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar me kreun e Njësisë së Krimit të Organizuar në SPAK, Altin Dumani.

“Sot i shpreha vlerësimin tim për çështjet e shumta që kanë hapur dhe që kanë sjellë dënime me burg dhe konfiskim të aseteve. SPAK do të ketë më shumë rezultate dhe kjo do të tregojë se askush nuk është mbi ligjin”, tha ambasadorja përmes një deklarate në Twitter.

Dy ditë më parë, ambasadorja amerikane përdori fjalë të ashpra ndaj drejtuesve të sistemit të drejtësisë në vend, gjatë një konference të organizuar nga Komiteti i Helsinkit. “Boll u shtirët, është koha për punë konkrete në reformën në Drejtësi”, u tha Kim të pranishmëve, duke u thënë që, edhe pse i mirëkupton drejtuesit për vështirësinë e punës, është koha që ata të veprojnë.