Një test më pak i kushtueshëm dhe më i shpejtë është zhvilluar për të njohur variantet e virusit SarsCov2, përfshirë dhe variantin Delta.
Rezultatet e eksperiancave të vlefshmërisë së metodës së re (COVseq) janë publikuar në “Nature Communications”.
Testi u zhvillua nga studiuesit nga Instituti Karolinska në Stokholm dhe Instituti Candiolo FPO-IRCCS dhe Spitali Amedeo di Savoia në Torino, me fonde 5×1000 nga IRCCS Candiolo.
Testi do të jetë i dobishëm edhe për hartëzimin e gjenomës së tumorit.
Testi gjen variante të reja në kohë reale, duke përgjysmuar kohën e hartës gjenomike të nevojshme sot dhe me kosto të ulët.
“Me COVseq ne jemi në gjendje të renditim qindra mostra virale në javë me një kosto më pak se 15 euro për mostër, dukshëm më e ulët se metodat aktualisht në dispozicion”, thekson Nicola Crosetto, autori i parë i botimit dhe koordinatori i kërkimit.
COVseq lejon analizë paralele gjenetike të sekuencave nga më shumë se një kampion duke përdorur vëllime shumë të vogla reagimi, në sajë të pajisjeve speciale tashmë të disponueshme në Candiolo dhe një teknike të quajtur multiplex PCR për të amplifikuar të gjithë gjenomin viral.
Metoda COVseq është tashmë plotësisht funksionale në Candiolo, ku po vlerësohet, së bashku me kompletet diagnostikuese të miratuara nga Autoriteti, si pjesë e mbikëqyrjes gjenomike të SARS-CoV-2 që Instituti Candiolo kryen çdo javë për Rajonin e Piemontit dhe çdo muaj për Institutin e Lartë të Shëndetësisë.