Një grup asteroidësh të emërtuar sipas shkrimtarit të madh të Rilindjes italiane, Dante Alighieri do të mbërrijë në atmosferën e Tokës natën mes 13 dhe 14 shtatorit, saktësisht 700 vjet pas vdekjes së poetit, e cila daton në këtë natë.
“Vetëm brenda një nate do të jetë e mundur të vëzhgohen katër asteroide me emrin e Dantes”, theksoi astrofizikanti Gianluca Masi, drejtori shkencor i projektit virtual ”Telescope” dhe koordinator për Italinë.
Natën midis 13 dhe 14 shtatorit, i pari që do të jetë i dukshëm në perëndim të diellit do të jetë asteroidi ”Beatrice”, i cili do të kalojë midis yjeve të Shigjetarit.
Atëherë do të jetë radha e asteroidit ”Divinacommedia”, zbuluar në vitin 2003 nga vetë Masi me kolegun e tij René Michelsen dhe emrin e të cilit e propozoi astrofizikani italian, i pranuar së fundmi nga Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar (Iau).
“Divinacommedia” do të mbetet qartë i dukshëm gjatë gjithë natës”, theksoi Masi.
“Drejt agimit, pra, në të njëjtën konstelacion të Binjakëve, asteroidet ”Dante” dhe ”Virgil” do të kalojnë, shumë afër njëri-tjetrit, dhe ata do të jenë më pak se 10 gradë larg”, shtoi Masi.