Për të disatën ditë me radhë vijon në vendin tonë të mos regjistrohet asnjë humbje jete nga koronavirusi, ndërsa sot është regjistruar një rritje lehtë e rastesh të reja në krahasim me ditët e kaluara.
Nga 3138 testime, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 shtatë qytetarë: 4 raste në Tiranë, nga një rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.
Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive.
Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.