Politika Pa deklarata, por me simbolika: Çfarë mesazhi ka përcjellë Filip Reeker në...

Pa deklarata, por me simbolika: Çfarë mesazhi ka përcjellë Filip Reeker në PD?

Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, kreu vizitën e tij në Tiranë, duke u takuar vetëm me dy krerët kryesorë politikë, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, ndërkohë që hapur ka shmangur Ilir Metën.

Aludohet se misioni i tij është zbutja e opozitës dhe përgjigja që ajo duhet t’i japë ofertës së Ramës për një erë të re politike, ku palët të bashkëpunojnë mes njëra-tjetrës.

Për këtë, TCH ka zbuluar simbolika diplomatike në veshjen dhe aksesorët e ambasadores Yuri Kim.

Sipas këtij televizioni, trëndafili i bardhë në anën e djathtë të xhaketës nënkupton paqen që duhet të krijohet mes partive politike në vend. Ndërkohë që dhe vizita e Reekerit në selinë blu, ndërkohë që Berisha është shpallur “non grata”, tregon se SHBA kërkon të ndajë PD-në, apo Bashën nga Berisha, nëse dhe Basha e PD e duan këtë gjë.

Takimet nuk janë pasuar nga deklarata për mediat.