Edhe ditën e sotme shifrat nga COVID-19 në Shqipëri janë shumë të ulëta.
Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë raporton se nuk është regjistruar asnjë humbje jete dhe vetëm 3 raste të reja nga 3513 testime, ndërsa 4 qytetarë janë shëruar.
Tre qytetarët e infektuar sot janë dy raste në Vlorë dhe një në Tiranë. Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19.
Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë. Sot janë shëruar 4 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.
Megjithatë pavarësisht numrit të ulët të rasteve ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.