Extra Shifra e pabesueshme që fiton CR7 nga një postim në Instagram

Shifra e pabesueshme që fiton CR7 nga një postim në Instagram

Një tjetër rekord për Cristiano Ronaldon. Këtë herë, megjithatë, nuk ka të bëjë me futbollin. Sulmuesi i Juventusit, siç raportohet nga BBC, është i pari në renditjen e personave të famshëm në lidhje me fitimin e parave nga një postim i vetëm i sponsorizuar në Instagram.

BBC shpjegon se, sipas firmës së marketingut në rrjetet sociale “Hopper HQ”, ylli portugez mund të arkëtojë deri në 1.6 milionë dollarë nga reklamuesit për një postim të vetëm në profilin e tij zyrtar në Instagram, duke kaluar në këtë renditje yllin e kinemasë, Dwayne “The Rock” Johnson. Askush nuk mund të fitojë para, me një postin të vetëm, më shumë se 36-vjeçari.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka 308 milionë ndjekës në Instagram, më shumë se kushdo tjetër në këtë rrjet social. Ndërsa mundësi i kthyer aktor, Johnson, ka 250 milionë ndjekës.

Kompania britanike Hopper HQ, e cila administron llogari në Instagram për biznese dhe individë, e publikoi për herë të parë këtë listë në vitin 2017