Pak ditë më parë Drejtoria e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit i kërkoi Prokurorisë së Tiranës të kryejë hetime të thelluara lidhur me rolin e dy shtetasve rusëve Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov të cilët hynë në Shqipëri para nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender 21”.
Dyshimet janë se ata zbarkuan në vendin tonë për spiunazh. Për këtë çështje është shprehur për herë të parë edhe Ministria e Jashtme e Rusisë. Duke cituar zëdhënësen e kësaj ministrie Maria Zakharova, Moska e konsideron hetimin e rusëve një akt propagande të NATOS-s.
“Media shqiptare po e fryn çështjen penale të hapur nga dy prokurorët vendas kundër dy rusëve që dyshohen për spiunazh. Ambasada ruse në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Incidenti duket të jetë një propagandë nga ana e NATO-s,” – shkruan Ministria e Jashtme ruse në Twitter.
💬#Zakharova: Albanian #media are fuelling the hype around the criminal cases opened by local prosecutors against two Russians allegedly suspected of espionage.@RussianAlbania sent an inquiry to the Albanian MFA. The incident appears to be an exercise in #NATO propaganda ☝️ pic.twitter.com/KOpNDF7H4O
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) July 9, 2021
Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh. I pari hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në Vlorë, ndërsa tjetri hyri nga Muriqani më 12 maj. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai u strehua në një hotel luksoz, por në asnjë moment nuk përdori identitetin e tij të vërtetë.