Aktualitet Jo vetëm dhe SPAK dhe SHISH, ja cilat institucione mund të shohin...

Jo vetëm dhe SPAK dhe SHISH, ja cilat institucione mund të shohin llogaritë bankare të të gjithëve

Qeveria ka miratuar vendimin për “rregullat e aksesit të subjekteve të interesuara në bazën e të dhënave të Regjistrit Qendror të llogarive bankare”, ku i lejon SPAK-ut, BKH-së, SHISH-it dhe disa institucioneve të tjera që të kenë akses të plotë në llogaritë e qytetarëve.

Sipas këtij vendimi, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave; Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm; Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit; Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Shërbimi Informativ i Shtetit kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesve të autorizuar prej tyre.

Gjithashtu të drejtë të plotë për t’u futur në Regjistrin Qendror të llogarive bankare kanë edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoritë e taksave dhe të tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme të Doganave, që nëpërmjet përdoruesve të autorizuar prej tyre kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit.