Policia Kufitare në Vlorë arriti të shpëtojë 6 turistë që ndodheshin në vështirësi në zonën e Karaburunit.
Turistët ishin duke udhëtuar me një skaf i cili pësoi defekt në motor duke i lënë në mes të detit. Ata u gjendën në vështirësi pranë Gjirit, ku më pas vendosën të marrin në telefon policinë.
Ndërhyrja e Policisë Kufitare bëri që 6 turistët të shpëtohen pa pasur probleme.
Një tjetër ngjarje u regjistrua këtë të shtunë në zonën e plazhit, të njohur si “Kalaja”.
Dy persona kishin mbetur në det larg bregut dhe nuk ktheheshin dot nga frika e dallgëve. U desh edhe në këtë rast ndërhyrja e policisë kufitare që bëri të mundur nxjerrjen e tyre nga uji.