Skadimi i kontratës me klubin e Barcelonës duket se po i kushton shumë shtrenjtë futbollistit argjentinas Lionel Messi.
Sipas L’Equipe, të qenit lojtar i lirë po merr çdo ditë nga 100 mijë euro nga xhepat e numrit 10 më të mirë në botë që prej 30 qershorit, ditë kur përfundoi dhe kontrata.
Në pritje të lajmeve të reja se nëse Messi do të rinovojë apo jo me blaugranat, PSG vijon të qëndrojë pas dere për të tentuar goditjen dhe për ta marrë argjentinasit në Paris.
Megjithatë më shumë për këtë çështje do të mësohet vetëm pas Kupës së Amerikës që do të luhet sot.