Aktualitet Policia e Tropojës dhe alpinistët nga Kosova shpëtojnë turistin bullgar në Bjeshkë

Policia e Tropojës dhe alpinistët nga Kosova shpëtojnë turistin bullgar në Bjeshkë

Një turist i dëmtuar nga Bullgaria është shpëtuar pasditen e së shtunës nga një grup alpinistësh nga Kosova dhe policia e Tropojës në zonën e Lekbibaj, në vendin e quajtur Bjeshkët e Vranit.

Turisti 46-vjeçar ishte plagosur duke ecur mbi disa shkëmbinj dhe nuk mund të lëvizte. Ai kërkoi ndihmë në ambasadë, e cila i erdhi menjëherë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova.

Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është transportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga efektivë, së bashku me alpinistët, deri në vendin ku u ul helikopteri në Lekbibaj.

Turisti u transportua në spitalin e Tropojë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.