Bota Pandat nuk janë më specie në rrezik zhdukjeje

Pandat nuk janë më specie në rrezik zhdukjeje

Pandat gjigante nuk janë më të kërcënuara si specie në  zhdukje, megjithëse ato janë ende në rrezik.

Kjo është ajo që autoritetet kineze kanë vendosur, duke nënvizuar se numri i këtyre kafshëve në natyrë ka arritur në 1 800.

”Klasifikimi i ri pasqyron kushtet e tyre të përmirësuara të jetesës si rezultat i përpjekjeve afatgjata për t’i ruajtur ato, përfshirë zgjerimin e habitateve”, tha Cui Shuhong, drejtor i Ministrisë kineze të Ekologjisë dhe Mjedisit.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) tashmë kishte hequr pandat gjigante nga lista e specieve të rrezikuara që nga viti 2016 duke i riklasifikuar ato si “të prekshme”.

Me atë rast, megjithatë, Pekini e kundërshtoi vendimin, duke deklaruar se ai mund të çonte në përpjekje lehtësuese për ruajtjen e këtyre kafshëve.

Pandat ose ndryshe të quajtura arushi i madh janë specie të rralla me origjinë nga Kina. Pandat janë më ngjyrë pana në të bardhë me të vetme njolla të zeza në sy, veshë dhe në trup. Janë shumë aktive gjatë ditës dhe ngjiten shumë lehtë nëpër pemë. Dieta e tyre ushqimore është shumë e limituar duke i vënë këto kafshë në krye të listës së kafshëve në rrezik zhdukje. 99% e dietës së tyre është nga pema e bambusë.