Sport Finalja e Europianit: Nga princi William tek Adele, çfarë tribune në Wembley!

Finalja e Europianit: Nga princi William tek Adele, çfarë tribune në Wembley!

Nga zyrat më të larta institucionale te përfaqësuesit e familjes mbretërore, por edhe personalitete të TV, muzikës dhe argëtimit.

Edhe këtë herë tribuna e ”Wembley” do të mirëpresë shumë fytyra të njohura nesër në mbrëmje, me rastin e finales së Euro 2020 Itali-Angli.

Ai që do të përfaqësojë Italinë do të jetë presidenti Sergio Mattarella, i cili do të shoqërohet në Londër nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Kryeministri Mario Draghi nuk do të marrë pjesë në finalen e të kaltërve. Mungesa e tij justifikohet nga protokolli institucional, i cili nuk siguron – për ngjarje të ngjashme – praninë shoqëruese të Presidentit të Republikës. Për më tepër, Draghi, së bashku me kancelaren Angela Merkel, ishin shprehur kundër konfirmimit të Londrës si vendi i finales për shkak të rritjes neto të infeksioneve të regjistruara në javët e fundit në BM për shkak të variantit Delta.

Në mënyrë të pashmangshme, përfaqësimi i anglezëve fillon me kryeministrin Boris Johnson dhe me bashkëshorten Carrie Johnson në krah të tij.

Nuk dihet nëse ai do të shfaqet me të njëjtën fanellë të bardhë të Anglisë, që e veshi në gjysmëfinalen kundër Danimarkës.

Do të jetë edhe princi William, një gjë e domosdoshme në ”Wembley” edhe për rolin e tij si president nderi i Shoqatës Angleze të Futbollit, si dhe përfaqësues i familjes mbretërore, trashëgimtari i dytë i fronit.

Dukesha Kate nuk do ta shoqërojë William në ”Wembley”.

Në tribunë do të jenë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i shoqëruar nga ikona e futbollit anglez, David Beckham, i pashmangshëm në të gjitha ndeshjet e Tre Luanëve.

Një ftesë e veçantë iu dërgua gjithashtu Christian Eriksen dhe ndihmësmjekët që i shpëtoi jetën, gjatë atakut kardiak në ndeshjen hapëse të Danimarkës kundër Islandës.

Pjesa e showbiz-it është e plotë duke filluar me Robbie Williams, Noel Gallagher dhe Adele.

Midis fytyrave të njohura pritet të jenë gazetari Piers Morgan dhe komediani James Corden.