Një burrë kinez, i cili udhëtoi më shumë se 500,000 kilometra për 24 vjet për të kërkuar djalin e tij, duke frymëzuar dhe një regjisor për ta bërë film historinë e tij, më në fund u ribashkua me fëmijën e tij.
Djali i Guo Gangtang u rrëmbye nga trafikantët e qenieve njerëzore në 1997 para shtëpisë së tyre në provincën Shandong të Kinës. Fëmija ishte vetëm dy vjeç në atë kohë.
Policia ka arrestuar dy të dyshuar në këtë çështje. Media kineze raportoi se një burrë dhe një grua rrëmbyen fëmijën 24 vjet më parë me synimin për ta shitur atë për para.
Policia në mes të Qershorit pasi mori të dhëna rreth vendndodhjes së 26-vjeçarit nga provinca Henan, konfirmoi identitetin e tij me një testi të ADN-së, thanë raportet.
Duke kërkuar për djalin e tij që nga momenti i rrëmbimit, 51-vjeçari Z. Guo udhëtoi mbi 500,000 km me disa motoçikleta në të gjithë vendin dhe pësoi dëmtime të shumta, duke përfshirë kocka të thyera në aksidente trafiku dhe madje duke hasur grabitës të autostradës.
Dhjetë motorë ka dëmtuar që kur ai filloi kërkimin e tij. Në vitin 2010, Z. Guo i tha “China Daily” se ai kishte më shumë se 40 qepje në kokë nga aksidentet.
“Nëse do të kisha luajtur me djalin tim në shtëpinë tonë në vend që të shpërndaja mallra jashtë, kjo nuk do të kishte ndodhur”, tha ai në atë kohë.
Ai shpenzoi të gjitha kursimet e tij për kërkimin e të birit dhe shpesh herë ishte dhe i uritur. Udhëtimi i tij në të gjithë vendin në kërkim të djalit të tij frymëzoi Lost and Love, një film me yllin e Hong Kongut Andy Lau që u shfaq premierë në 2015.
Media “Global Times” tha se kinezët po bëjnë thirrje që të ketë një vazhdim të filmit Lost and Love dhe të ketë një fund të lumtur.