Mbase habiteni nëse dëgjoni se Europa është e mbuluar në vullkane. Nuk duhet të shqetësoheni ende, pasi shumica ose janë zhdukur ose janë të përgjumur. Vullkanet e përgjumura janë teknikisht aktive por nuk kanë shpërthyer për një kohë të gjatë.
Ata thjesht pritet të shpërthejnë sërish në çdo lloj kohe të mundshme në të ardhmen.
Shumica e vullkaneve në Evropë janë të përqendruara rreth e rrotull Mesdheut ose Islandës, përgjatë kufijve të pllakave tektonike. Një vullkan konsiderohet aktiv nëse ka shpërthyer gjatë 10,000 viteve të fundit por në krateret e tij mund të shihet shpesh llavë që gulçon nga brenda trupit masiv.
Këto janë 4 nga vullkanet aktive më mbresëlënëse në Europë.
4 – Geldingadalir, Islandë
Islanda ka rreth 130 vullkane dhe në fakt, Geldingadalir është më i riu. Ai nisi të shpërthente vetëm rreth 3 muaj më parë – duke shënuar edhe aktivitetin e parë vullkanik në gadishullin Reykjanes që nga shekulli i 13-të.
Lavalapse: A timelapse of an eruption at the #Geldingadalir #volcano in #Iceland. #geography #geology pic.twitter.com/xuC5qAhU6n
— Benjamin Hennig (@geoviews) May 23, 2021
Që atëherë, ai ka qenë i qëndrueshëm, përpara se t’ia niste të gufonte llavë drejt qiellit në fillim të muajit maj. Ekspertët besojnë se ky shpërthim është fillimi i një periudhe apo epoke të re për këtë rajon, që mund t’i kthej aktivitetet vullkanike në diçka shumë më të zakonshme.
3 – Stromboli, Itali
Stomboli, ose ‘Fari i Mesdheut’ është një nga vullkanet më aktive në të gjithë planetin tokë. Me shpërthime të vazhdueshme gjatë këtyre 2,000 viteve të fundit, ai ka pësuar një rritje në aktivitetin e tij që nga viti 1932. Një nga karakteristikat e tij më spektakolare është “Sciara del Fuoco’ apo Vërshimi i Zjarrit.
A recent @CopernicusEU #Sentinel2 image of #Stromboli volcano in #Italy 🌋, which started erupting last week.
Stromboli, a small island north of #Sicily, is one of the most active volcanoes in the world. pic.twitter.com/aRAbSGrCuu
— ESA EarthObservation (@ESA_EO) May 25, 2021
Në formën e një patkoi gjigand, shpërthimet e Stramboli-t u intensifikuan në mënyrë të konsiderueshme në nëntor të 2020-ës.
2 – Santorini, Greqi
Santorini, një ishull i jashtëzakonshëm në bregdetin grek, në fakt është një vullkan i përgjumur. Shpërthimi i tij i fundit ishte para disa shekujsh (rreth vitit 1600 para erës sonë), por shkencëtarët besojnë se kjo mund të ndryshojë shumë shpejt.
Shpërthime të vogla janë vënë re tek tuk, i fundit në vitin 1950. Në një studim të publikuar në mars të këtij viti, studjuesit e kategorizuan këtë ishull ‘me risk t lartë për komplikime të shkaktuara nga forca vullkanike apo sizmike”.
1 – Mali Etna, Siçili
Vendi i parë duhet t’i rezervohej medoemos vullkanit spektakolar të Siçilisë, Malit Etna. I njohur nga vendasit si ‘Mongibello’, ai është një nga vullkanet më aktive në Europë.
Në vetëm 5 javë rreth marsit të vitit 2021, ai shpërtheu 16 herë. Çdo vit, Mali Etna shpërthen rreth 200 herë dhe ky numër ka qenë gjithnjë në rritje.