Bota Bilanc “lufte” nga përmbytjet në Europë, 180 viktima

Bilanc “lufte” nga përmbytjet në Europë, 180 viktima

Ujërat po tërhiqen, por ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të humburit. Merkel viziton sot zonat e përmbytura

Banorët në rajonet e Gjermanisë dhe Belgjikës të prekur më keq nga përmbytjet e fundit kanë filluar tashmë pastrimin e lagjeve të tyre, ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen. Shkalla e dëmit po bëhet e qartë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë viktima.

Rreth 180 njerëz kanë vdekur dhe më shumë ende mungojnë. Numri i viktimave mund të rritet më tej. Përmbytjet vijuan në pjesë të ndryshme të Evropës të Shtunën.

Ekipet e emergjencës evakuuan shumë njerëz nga shtëpitë në rajonin austriak të Salzburgut, ku ujërat pushtuan rrugët e një qyteti. Ndërkohë në Gjermani, shqetësimi u zhvendos në jug në rajonin e Bavarisë së Epërme, ku shirat e mëdha mbushën bodrumet dhe rrugët.

Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar ndryshimet klimatike për përmbytjet, të cilat kanë prekur gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Hollandën. Ekspertët thonë se ngrohja globale i bën reshjet e rrëmbyeshme më të mundshme. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë Celsius që nga fillimi i epokës industriale.

Të paktën 156 njerëz raportohen të vdekur në Gjermani, duke përfshirë katër zjarrfikës. Kancelarja Merkel pritet të vizitojë sot fshatin Schuld, i përshkruar nga banorët si një “zonë lufte”.

Në Belgjikë, ushtria është dërguar në katër nga 10 provincat e vendit për të ndihmuar në shpëtimin dhe evakuimet. Kryeministri Aleksandër De Croo shpalli 20 Korrikun një ditë kombëtare zie.

Ndërkohë në Holandë, mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në provincën Limburg ndërsa ujërat që ngriheshin përmbyten qytete dhe shpërthyen një pendë.