Një tjetër dorëheqje në kryeministri. Edhe drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka paraqitur letrën e dorëheqjes ditën e sotme.
Arben Seferi i ka dërguar letrën e dorëheqjes kryeministrit Edi Rama. Edhe ky në arsyetimin e tij, është shprehur se po largohet nga kjo detyrë sepse është etiketuar si person me anësi politike.
Në letër Seferi thotë se po ikën për hir të Reformës në Drejtësi.
“Institucioni i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka një rëndësi të veçantë në Reformën në Drejtësi. Unë jam etiketuar si person me anësi politike. Drejtoria do të ketë rol të veçantë në Reformën në Drejtësi”, është shprehur Seferi.