Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtrëngojnë përkufizimin e fjalës astronaut. Kjo lëvizje vjen si një goditje ndaj ëndrrave të pak miliarderëve për eksplorimet hapësinore.
Administrata e Aviacionit Federal në rregullat e reja thotë se astronautët duhet të jenë pjesë e ekuipazhit dhe të kontribuojnë në sigurinë e fluturimeve hapësinore.
Kjo nënkupton që Jeff Bezos dhe Sir Richard Branson nuk janë astronaut, të paktën në sytë e qeverisë amerikane.
Këto janë ndryshimet e para, që prej vitit 2004, kur u iniciua programi për eksplorimet turistike të hapësirës.
Për kualifikimin si astronaut, duhej që njerëzit të udhëtonin 80 kilometra mbi sipërfaqen e tokës, gjë të cilën Bezos dhe Branson e arritën. Por tashmë, duhet edhe që anëtarët e ekuipazhit të kontribuojnë edhe në sigurinë e udhëtimit në hapësirë.