Aktualitet Misteri i vdekjes së shqiptarit në Itali: Sot do nisej me fëmijët...

Misteri i vdekjes së shqiptarit në Itali: Sot do nisej me fëmijët për pushime në Shqipëri

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për vdekjen e 38-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në orët e para të ditës së sotme në Ferrara. Mikel Gjini, baba i dy fëmijëve punonte si murator në Itali prej disa vitesh, ndërsa u gjet pa shenja jete përpara apartamentit ku jetonte.

Dyshimet e para ishin se shqiptari është goditur me thikë, por kjo tezë u përjashtua nga hetuesit, ndërsa tashmë pistat ku po hetohet është rënia aksidentale nga ballkoni ose goditja nga ndonjë makinë. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë motra dhe kushëriri, me të cilin punonte.

Ata thanë për hetuesit se 38-vjeçari po shkonte në shtëpi për të përgatitur bagazhet pasi sot kishte planifikuar që të nisej për në Shqipëri për të kaluar pushimet me familjen.