Petrit Vasili, është një ndër eksponentët e LSI që reagon pothuajse çdo ditë për ngjarjet në vend, duke akuzuar si zakonisht Edi Ramën.
Ndërkohë që të gjitha reagimet e Vasilit vijnë nga Facebook-u.
Ai nuk del në konferenca për shtyp në selinë e LSI-së, ndërsa terrenin e ka braktisur që me mbarimin e fushatës elektorale.
Edhe këtë herë, Vasili ka reaguar po nga Facebook për situatën e rënduar e zjarreve.
Kreu i grupit parlamentar të LSI shtron katër pyetje se pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe ku është qeveria në këto ditë të vështira.
“Situatë e jashtëzakonshme, Shqipëria në flakë. Zjarre të frikshme që po asgjësojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve. Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake.
1-Ku është qeveria?
2-Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme?
3-Ku është shtabi qeveritar i emergjencës?
4-Ku është shteti që, në këto ditë të rënda, duhej të ishte i gjithi në këmbë?
Apo le të digjet vendi dhe pastaj vjen kryeministri për ngushëllim dhe qan me kujë? Shqipëria digjet, kryeministri krihet. “Deri kur kështu ma?”, thoshte Migjeni i madh”, shkruan Vasili.