Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3628 testime dhe janë zbuluar 31 raste të reja me Covid-19, një rritje dyshifrore kjo në krahasim me ditën e djeshme (16 raste).
Rastet e reja janë zbuluar 7 në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë dhe Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal dhe Kuçovë.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.
Ndërkohë mësohet se janë shëruar dhe 14 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë apelon qytetarët që të vaksinohen, për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të Covid-19.