Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ishte i pari që hapi forumin ekonomik të Shkupit, si mikpritësi i radhës së këtij samiti mes vendeve të rajonit.
Gjatë fjalës së tij, Zaev foli për projektet e përbashkëta të Minishengenit Ballkanik, duke theksuar se nuk do të presin më Bashkimin Europian deri sa të zgjidhin problemet e tyre të brendshme.
Zoran Zaev: Dëshira jonë politike është shprehje e përpjekje ve tona maksimale që t’i sigurojmë të gjitha mundësitë për një bashkëpunim efikas rajonal. Mossuksesi i BE për të plotësuar premtimet për hapjen e negociatave është kundër idesë evropiane, kundër interesave të BE dhe kundër me përcaktimet me anëtarësimet në unionin europian jo vetëm për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut por edhe Serbinë e Malin e Zi. Por ne nuk mund të presim të zgjidhen gjithë problemet e brendshme të BE. Shpresoj se BE do të gjejë mënyra që të sigurojë financim. Jam këtu për një rajon që sot do të pasqyrohet me një emër të ri. Të gjithë i japim një impuls të ri hapësirës ekonomike të tregut ekonomik. Tregu i ndërlidhur ka për qëllim që të hapë nisma të reja ndaj rajonit tonë. Me harmonizimin e politikave të investimeve do të krijojmë një dukshmëri të potencialeve të ekonomive në rajon që të tërheqin investime direkte nga jashtë. Rajonet tona kanë potencial të madh. Ne kemi për detyrë të bëjmë gjithçka të domosdoshme që të njihen burimet tona në rajon dhe do bëjmë edhe BE e SHBA të jenë pjesë e zhvillimit të këtyre burimeve. Vullneti i fuqishëm politik dhe mbështetja që morën nga shtete në rajon për bashkëpunim rajonal është nisma e jonë autentike dhe tregojmë një lidership të qartë politik. Jam i bindur se kjo do njihet si nismë për respekt si në Bruksel ashtu edhe në Uashington. Jemi të hapur për të gjitha nismat. Ky është një proces autentik i përbashkët prej Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, mirëpo është i hapur edhe për vendet e rajonit dhe i ftojmë popujt tanë të bashkohen”.
Vuçiç: Të shohim nga e ardhmja dhe t’u lemë diçka fëmijëve
I dyti në radhë ishte Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili theksoi se duke filluar nga 1 Janari i vitit 2023, në vendet e rajonit nuk do të ketë më kufij.
Presidenti Vuçiç: “Kur e nisëm këtë nismë na u duk se është diçka më e mirë për të ardhmen. Shqipëria dhe Serbia asnjëherë nuk kanë qenë në marrëdhënie aq të afërta. Megjithatë vendosëm të kthehemi nga e ardhmja dhe duhet t’u lëmë diçka atyre që vijnë pas nesh. Dy vitet e kaluara kemi zhvilluar një besim të sinqertë ndërmjet. Nuk jemi naiv të mendojmë se dikush do punojë në favor të shteteve tona nëse ne nuk e bëjmë vetë këtë. Të demonstrojmë se jemi të aftë dhe të mos presim se dikush do na udhëheqë, drejtojë, se jemi të gatshëm të marrim përsipër fatin tonë dhe të punojmë në interes të qytetarëve tanë. Gjithçka që propozoi Zaev e pranuam, atë që propozoi Rama e pranuam, atë që unë propozova u pranua. Në qoftë se realizojmë diçka që nuk është në favor të Shqipërisë apo Maqedonisë nëse ne mund të kalojmë kufirin pa u ndaluar pa na kontrolluar aspak, nuk do të ketë ndalje. Nëse ja dalim të bëjmë këtë për 1 vit e gjysmë, ne kemi vende të pavarura dhe sovrane. E dini çfarë nënkupton kjo për transportin? Do keni 6-9 % shpenzime më të ulëta operative për shkak se nuk ka ndalesë ndërmjet vendeve. Duhet të shohim si do të sigurojmë qasjen, hyrjen që kanë të bëjnë me TVSH-të. Megjithatë ky është shpëtimi për ekonomitë tona. Të tre vendet tona do mbyllin vitin me 76 miliardë Euro prodhim bruto. Nëse ne do të bëjmë këto, më 1 Janar 2023 ne nuk do të kemi kufij ndërmjet vendeve tona”.