Aktualitet Është dënuar me 2 vite burg, shtyhet seanca ndaj ish-kryeprokurorit Llalla

Është dënuar me 2 vite burg, shtyhet seanca ndaj ish-kryeprokurorit Llalla

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 9 shtator, ora 9:30 seancën për Adriatik Llallën.

Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit Sokol Azizaj, i cili kishte paraqitur një raport shëndetësor. Në seancë nuk ishte i pranishëm as ish-kryeprokurori.

Gjykata vendosi caktimin e avokates Gentiana Qendro, si mbrojtëse kryesisht për Llallën. Në Apel Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg për akuzën e “mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë”.