Aktualisht janë 13 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin. Informacionin e përditësuar për situatën e ka dhënë kryeministri Edi Rama. Përgjithësisht zjarret nuk kanë rrezik për banesat.
Rreziku i vetëm është në Fushë-Arrëz për kalimin në zona të banuara. Kryeministri Rama njofton se atje është dërguar një helikopter për mbështetje nga ajri.
Postimi i Ramës:
Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;
Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.
Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.
Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.
Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.
Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.
Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.
Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.
Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.
Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.
Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.
Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.
Berat. Raportuar një zjarr në shkurre në Fshatin Vendreshe, Bashkisë Skrapar. Në terren janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor Skrapar.
Çorovodë, në fshatin Zogas, situata po mbahet nën kontroll nga Policia Shtetit.