Bota Kina ridetyron mbajtjen e maskave në ambiente të hapura

Kina ridetyron mbajtjen e maskave në ambiente të hapura

Autoritetet shëndetësore kineze kanë publikuar udhëzime të reja dhe më të rrepta mbi përdorimin e maskave, që tani u bënë përsëri të detyrueshme edhe në ambiente të hapura për të përballuar rishfaqjen më agresive të koronavirusit në vend.

Sipas CNN, më shumë se gjysma e provincave kineze janë në lockdown, me teste masive kundër Covid-19 dhe me kufizime udhëtimi të vendosura përsëri për dhjetëra miliona banorë.

Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit rishikoi dje udhëzimet duke i forcuar ato në mënyrë të konsiderueshme dhe një prej tyre ishte edhe përdorimi i maskës jo vetëm në mjedise të mbyllura (qendra, dyqane, supermarkete, kinema, aeroporte dhe ashensorë), por edhe në vende të mbushura me njerëz në natyrë si sheshet apo parqet.

“Publiku u bë më pak i vetëdijshëm për parandalimin e Covid-19 ndërsa pandemia nuk është zhdukur ende”, tha ky komision.