Kryesore Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja, 2 viktima në 24 orët...

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja, 2 viktima në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja me Covid ka pësuar rritje rekord në 24-orëshin e fundit. 410 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid.

Numri më i lartë i rasteve është në Tiranë.

“Janë kryer 5,252 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 410 qytetarë, në këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste  në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste  në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin,  2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh”.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë të infektuar me Covid.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve”.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë. Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,634 që nga fillimi i epidemisë.