Bebe Rexha ka publikuar së fundmi në Instagram disa postime që mbështesin një vajzë shqiptare e cila konkurron këtë vit në Miss New York USA. Në këtë kompeticion do zgjidhjet vajza më e bukur e cila do përfaqësojë New Yorkun në konkursin e bukurisë Miss USA.
Shqiptarja e cila quhet Dorina Papraniku do konkurrojë mes 167 vajzave të tjera dhe është një mbështetje e madhe për të kur suportohet nga një këngëtare e famshme siç është Bebe Rexha.
Këngëtarja ka publikuar foton e Do
rinës dhe e ka shoqëruar me flamurin e Shqipërisë. Kujtojmë se Bebe ka qenë gjithmonë e gatshme të mbështesë shqiptarët dhe nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj.