Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër – Velipojë në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”.
Sipas policisë, një automjet tip Benz i drejtuar nga L.L. u përplas me një motokorrëse që po dilte nga një rrugë dytësore drejt rrugës kryesore. Për pasojë, humbi jetën drejtuesi 16-vjeçar i motokorrëses, Oltis G.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës tip Benz për ta marrë në pyetje.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike për shkak mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.