Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, janë kryer 5018 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 800 qytetarë.
“160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë”.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda.
Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë.
Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.