Sport Messi dhe Cristiano bashkë? Al-Thani: Ndoshta…

Messi dhe Cristiano bashkë? Al-Thani: Ndoshta…

Fantazia e tifozëve të futbollit mund të bëhet realitet shumë shpejt. Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, pas shumë vitesh kundërshtarë të ashpër, ka shumë mundësi që të luajnë bashkë te Paris Saint Germain këtë sezon.

Khalifah Bin Hamad Al-Thani, anëtari i familjes mbretërore të Katarit, që ka në pronësi klubin francez, pasi dha i pari lajmin për transferimin e Messit te PSG përpara disa javësh, tashmë jep një të dhënë tjetër në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Në Twitter, Al-Thani postoi një foto të Messit dhe CR7 me fanellën e PSG, duke e shoqëruar me fjalën “Ndoshta”.

Zërat për largimin e Cristianos nga Juventusi morën më shumë forcë pasi portugezi nuk e nisi si titullar ndeshjen ndaj Udinese. Sipas Sky, portugezi kishte kërkuar vetë që të mos aktivizohej. Një zgjedhje që lë të kuptohet se CR7 mund të largohet nga bardhezinjtë dhe mbetet vetëm të presim ditët e fundit të merkatos për të mësuar se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.