Aktualitet Rrahu brutalisht tri vajzat pasi nuk i ofruan “shërbime ekstra”, vetëdorëzohet në...

Rrahu brutalisht tri vajzat pasi nuk i ofruan “shërbime ekstra”, vetëdorëzohet në polici agresori

Opinioni publik u trondit dje nga një video e publikuar në mediat sociale ku tre shtetase shqiptare dhunohen fizikisht nga një burrë në Prishtinë. Mediat e Kosovës raportojnë se dhunuesi është vetëdorëzuar në stacionin e policisë në Gjakovë.

“Mund ta konfirmojmë se është vetëdorëzuar, për disa raste që i ka në Rahovec. Policia e Rahovecit ka kontaktuar me atë në Prishtinë, pas procedimit të lëndëve që i ka në Rahovec, do të kalohet në kompetencë të policisë në Prishtinë për rastin “sulm fizik” që po dyshohet” tha ky burim”, raporton gazeta “Express”.

Në video duket agresori që rend me vrap drejt vajzave të reja dhe i qëllon brutalisht me shkelma dhe shkopinj në trup. Dy nga vajzat ndërsa shohin shoqen e tyre teksa po rrihet me shkop dalin për ta mbrojtur por bien gjithashtu pre e dhunës. Në momentet e vetëmbrojtës njëra prej vajzave shpëton nga duart e dhunuesit dhe merr një karrige për ta qëlluar. Ndërkaq agresori ia mbath duke u larguar me vrap.

VAJZA: KËRKOI SHËRBIME EKSTRA

Një prej vajzave të sulmuara tha ka deklaruar se shtetasi me iniciale L.V., që i sulmoi, ishte klient në qendrën e masazhit ku ato punonin. Sipas të resë, ai kishte kërkuar shërbim ekstra, përveç masazhit, dhe kur vajzat e refuzuan fillimisht i kërcënon në hapësirën jashtë qendrës së masazhit e më pas i dhunoi.

“Ka kërkuar shërbime të tjera, ka bërë problem dhe na ka kërcënuar me jetë në lokal, dhe kjo është arsyeja e incizimit, me i marr targat e veturës. Pastaj ka ka dalë papritur nga vetura dhe ka ndodhë ajo që ka ndodhë”- u shpreh ajo për JOQ Kosova.

Ndërkohë policia e Kosovës ka reaguar pas ngjarjes duke thënë se: “Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”.