Mbi 1 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga policia e Tiranës pas një operacioni të koduar “Chivas Regal”. Në pranga ka rënë një 44-vjeçar i quajtur, Haxhi Mykaj.
44-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” në Paskuqan. Gjatë kontrollit të mjetit, autoritetet i gjetën përveç kokainës edhe 39 thika.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.