Deputetët e Partisë Demokratike janë udhëzuar nga kryetari Lulzim Basha që të votojnë kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës, si kryetare të Kuvendit.
Gjithsesi, ky vendim nuk do të ndikojë në zgjedhjen e Nikollës, pasi Partia Socialiste i ka votat për zgjedhjen e saj.
Seanca e sotme u drejtua nga deputetja socialiste Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër në moshë.
Kryeparlamentari i mëparshëm, Gramoz Ruçi, 69 vjeç, u tërhoq nga politika më 12 qershor, si një ndër funksionarët më jetëgjatë në radhët e të majtëve me 30 vite kontribut në parti.