Ballkani Perëndimor vitet e fundit ka mësuar jo vetëm të ulet me njëri tjetrin po edhe të bashkëpunojë,” – tha Merkel ndërsa theksoi se me ikjen e saj nuk do të mungojnë miqtë e vendeve të rajonit që do të tregojnë të njëjtin përkushtim si kancelarja.
Ajo përmendi kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz, presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidentin francez Emmanuel Macron për të sqaruar se të gjithë kanë interes të lartë bashkëpunimi.
Sipas Merkel, çdo kancelar federal do të jetë mik i rajonit.
Ajo solli në vëmendje gjatë konferencës me kryeministrin Rama se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, por gjërat mund të përshpejtohen brenda procesit.
Ndërkaq në konferencën e mbajtur tek Tirana Business Park, Rama tha se sa i takon miqve të rajonit, “Angela Merkel është një dhe nuk vjen më”.
“Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është alternativë e Procesit të Berlinit, nuk është një nismë në kontraditë me Procesin e Berlinit. Open Balkan është as më shumë e as më pak se një mekanizëm për të përshpejtuar Procesin e Berlinit,” – sqaroi kryeministri.