Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë të mërkurë në Malësinë e Madhe. Tërmeti ra në orën 14:26 dhe ishte me magnitudë paraprake 4.7 të shkallës Rihter.
Sipas EMSC lëkundjet e kishin epiqendrën 13 kilometra nga Kopliku dhe 29 kilometra nga Podgorica.
Ai ishte me një thellësi prej 5 kilometrash.
Paraprakisht nuk raportohet për dëme.