Pas Kampionatit Europian të fituar nga Italia dhe pas shfaqjeve mbresëlënëse të axurrëve të Roberto Mancini, u fol me nxitim për një kthim dërrmues të soliditetit mbrojtës të Juventusit, gjithashtu për shkak të emërimit të ri të Massimiliano Allegri në stol.
Kujdesi i Allegrit gjithashtu ka ndryshuar pak, siç e pranoi vetë trajneri i Juventusit në fund të ndeshjes kundër Milanit, në mikrofonat e DAZN: “Përgjegjësia është e imja, bëra ndryshimet e gabuara: më duhej ta bëja skuadrën më mbrojtëse. Mendova se rezultati (1-0) ishte në kasafortë, por gabova”.
A fitohet dot me 1-0, pa i kushtuar shumë vëmendje mbrojtjes së avantazhit? Jo të gjithëve ju pëlqen opsioni i dytë, ai konservator, mos harroni. Allegri u kritikua për një kohë të gjatë, gjatë përvojës së tij të parë te Juve, mbi të gjitha për këtë.
Mbrojtja e Juventusit e përcaktuar si “e padepërtueshme” pas Kampionatit Europian nuk është aq e fortë sa në të kaluarën.
Numrat nuk gënjejnë. Skuadra e Juventusit ka pësuar të paktën nga një gol në 18 ndeshjet e fundit të Serie A, të luajtura që nga 5 marsi i kaluar. Është një “rekord” europian; askush në “top 5” kampionatet evropiane nuk e ka regjistruar këtë shifër.
Vetëm në dy rrethana, Juventusi bëri më keq: më 1955, kur pësoi gola për 21 ndeshje rresht, dhe më 2010, precedenti më i fundit, kur regjistroi një seri prej 19 ndeshjesh me të paktën një gol të pësuar në Serie A.
Kësaj duhet t’i shtojmë një emblematikë tjetër, nëse është e vërtetë që shumë nga fitoret kalojnë përmes mbrojtjes. Ekipi i Allegrit nuk ka arritur ende një sukses të vetëm në këtë sezon të kampionatit. Është hera e katërt që kjo ndodh në historinë e tij. Kjo kishte ndodhur tashmë më 1942-1943, më 1955-1956 dhe më 1961-1962.
Në rastin e parë, bardhezinjtë e përfunduan sezonin në vendin e tretë, pas Livorno dhe Torinos, në të dytin e mbyllën kampionatin të 12-tët. Gjithashtu, më 1961-1962, bardhezinjtë përfunduan të 12-tët. Ky ishte, së bashku me 1955-1956, sezoni më i keq.