Komiteti i Ekspertëve i ngritur për menaxhimin e situatës së Covid ende nuk ka marrë një vendim për dozën e tretë të vaksinës dhe vaksinimin e fëmijëve.
Mira Rakacolli teksa u pyet lidhur me rekomandimin e Akademisë së Shkencave, është shprehur se vendimet për vaksinimet i merr Komiteti i Vaksinimit dhe ende nuk ka një vendim për këtë gjë.
“Vendimi për marrjen e vaksinave bëhet nga Komiteti Ekspertëve të Vaksinimit. Është një komunitet që i përhershëm pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe merr vendime në kohën e duhur. Ky komitet deri tani nuk ka prezantuar një vendim të tillë.
Bërja e dozës së tretë dhe vaksinimi i fëmijëve, po bëhet në shumë vende të botës. Ka shumë argumente për ta bërë dhe shumë për të mos ta bërë. Është një vendim shumë i rëndësishëm dhe duhet marrë nga ekspertë të kësaj fushe”, tha Rakacolli.