Politika Rama takon kryeministrin holandez: Më 10 nëntor do të jetë në Tiranë

Rama takon kryeministrin holandez: Më 10 nëntor do të jetë në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka takuar në Nju Jork, në selinë e Kombeve të Bashkuara, homologun e tij holandez, Mark Rutte.

Kryeministri shqiptar me anë të një postimi në Facebook, ku u shfaqën pamje nga takimi, njoftoi se Rutte do të kryej një vizitë zyrtare në Tiranë më 10 nëntor, sipas tij “për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Pikërisht Holanda ka qenë një nga vendet e Bashkimit Europian më skeptike për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke vënë veton e saj në disa raste.