Sport Sarri-Mourinho, çfarë derbi: Lufta dhe paqja mes tyre nisi në tokën e...

Sarri-Mourinho, çfarë derbi: Lufta dhe paqja mes tyre nisi në tokën e Mbretëreshës

Maurizio Sarri do të përballet me José Mourinho. Një sfidë që ndez derbin e së dielës mes Lazios dhe Romës. Një kryqëzim i jashtëzakonshëm, i dyti në karrierën e dy trajnerëve. Njëri “Special One”, tjetri filozofia “sarriste”. Përballja e parë mes tyre ndodhi në tokën e Mbretëreshës, në vitin 2018. Asokohe ishte Chelsea-Manchester United, skenari i parë i një dueli epik gati për t’u përsëritur në “Olimpico”.

Ishte 20 tetor 2018, luhej Chelsea-Manchester United. Trajneri toskan tashmë e kishte modeluar ekipin e tij, portugezi ishte në vështirësi të mëdha me “Djajtë e Kuq”. Rudiger shënoi i pari, Martial barazoi në minutën e 55-të. Dhe francezi shënoi për herë të dytë, kur kishin mbetur 15 minuta lojë. Tensioni rritet. Kryesori akordon 6 minuta shtesë. 30 sekonda nga fundi, Barkley barazon 2-2 dhe “Stamford Bridge” shpërthen.

Lufta prej “demash” filloi në stol, sepse Marco Ianni, asistenti i Sarrit (gjithashtu edhe sot te Lazio), gëzohet para José të palëvizshëm. Portugezi nuk e kishte mendjen, por më pas vrapoi drejt tij në këmbë. U desh të ndërhynin punonjësit e sigurisë dhe gjysma e stolave respektivë për të shmangur më të keqen. Normaliteti kthehet pas disa sekondash, me Sarrin që shkon te Mourinho për t’i kërkuar falje për sjelljen josportive të ndihmësit të tij. Dy trajnerët flasin dhe përqafohen.

“Ianni më kërkoi falje, ndërsa isha në zyrën e Sarrit. Unë i thashë se nëse me të vërtetë ndihej fajtor për këtë, do ta falja. Edhe unë kam bërë shumë gabime në karrierën time dhe sigurisht që nuk kam ndërmend të vras ​​për këtë”, – ishin fjalët e Mou në fund të ndeshjes.

Sarri sqaroi gjithashtu episodin: “Unë nuk e pashë atë që ndodhi drejtpërdrejt, por duke folur me José, menjëherë kuptova se kishim gabuar. Kështu që mora Ianni për t’i kërkuar falje Mourinho. Ne e kishim gabim dhe ishte gjëja e duhur për t’u bërë”.

Ata do të përballen si miq në një “Olimpico” me sytë drejt tyre. Dy burra specialë, dy trajnerë të ndryshëm. Në vitin 2010, José fitoi “tripletën” me Interin, Maurizio doli kampion me Juventusin në vitin e vetëm në stolin bardhezi. Dy pika ekstreme të një futbolli të përbërë nga sukseset, goditjet dhe buzëqeshjet. Me një gjë të përbashkët: dashuria për topin dhe derbin.