Politika Komisioni për çështjen “Becchetti”, Rrushaj: Shqiptarët duhet ta mësojnë pse do të...

Komisioni për çështjen “Becchetti”, Rrushaj: Shqiptarët duhet ta mësojnë pse do të paguajnë 120 milionë euro

Opozita do të vijojë betejën e saj për ta ngritur komisionin hetimor mbi çështjen “Becchetti”, pavarësisht qëndrimit të mazhorancës, kështu u shpreh kreu i grupit të Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve.

“Justifikimi është një letër që paska sjellë avokati i shtetit, dhe socialistët thonë që është kundër interesit të Shqipërisë. Në fakt, ngritja e këtij komisioni është kundër interesit të Edi Ramës”, tha Rrushaj.

“Është e turpshme që PS-ja barazon interesin e shqiptarëve me interesin e Edi Ramës dhe disa nëpunësve të tij, në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk do ta pranojmë këtë pjesë, do të bëjmë çfarë kemi në dorë që ky komision të ngrihet dhe shqiptarët ta dinë pse do të paguajnë 120 milionë euro”, tha Rrushaj.