Koronavirusi i ka marrë jetën gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena. Mësohet se gazetari 58-vjeçar ishte i shtruar në spital prej ditësh, por nuk mundi të fitonte betejën me virusin.
Pas lajmit të trishtë reagoi edhe presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook. “Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve! Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion. Të prehet në paqe”, shkruan Meta.