Aktualitet Sekuestrohen pasuri në vlerën 150 mijë euro të vëllezërve nga Tirana, akuzohen...

Sekuestrohen pasuri në vlerën 150 mijë euro të vëllezërve nga Tirana, akuzohen për prostitucion në Spanjë

Pasuri me vlerë rreth 150 mijë euro të dy vëllezërve nga Tirana janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, pasi rezultojnë me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj jetës.

Sipas policisë, bëhet fjalë për vëllezërit 30-vjeçarë, A.L. dhe O.L. Nga të dhënat e policisë, shtetasi A. L, është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa shtetasi O. L, është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.