Autoritetet portugeze deklaruan se kanë kapur 5.2 ton kokainë nga një jaht me flamur spanjoll në Oqeanin Atlantik.
Policia gjeti 183 pako kokainë në jaht, me një vlerë rreth 200 milionë euro.
Sipas tyre kjo ishte një nga ngarkesat më të mëdha në Europë vitet e fundit dhe më e madhja në Portugali për 15 vjet.
Pakot me kokainë u dërguan në bazën ushtarake të marinës portugeze në periferinë jugore të Lisbonës të hënën.
Policia portugeze, e mbështetur nga marina dhe forca ajrore e vendit, gjeti dhe përgjoi jahtin 24 metra në det.
Tre burra, dy shtetas spanjollë dhe një shtetas peruan, u arrestuan dhe u dërguan në Portugali.
Autoritetet dyshojnë se kokaina i përkiste një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës që po sillte kokainë në Europë përmes Gadishullit Iberik.