Një djalë 4-vjeçar i cili ra nga një shkëmb 21 metra i lartë, mbijetoi pa asnjë lëndim serioz, përveç disa gërvishtjeve. Incidenti është konfirmuar nga skuadra e shpëtimit i Kontesë “Wolfe” në Kentaki, SHBA.
Djali kishte dalë për ecje në mal me prindërit e tij në Parkun Kombëtar “Daniel Boone”, të premten e kaluar, kur rrëshqiti dhe ra nga shkëmbi. “Gjatë rrëzimit, djali u përplas me disa trungje para se të binte në tokë”, thanë autoritetet.
Babai i vogëlushit zbriti menjëherë për të kapur të birin e më pas doli menjëherë në rrugën kryesore, ku edhe takoi pjesëtarët e skuadrës së shpëtimit. Djali u dërgua në spital dhe u la i lirë pas disa orësh, pa asnjë dëmtim të rëndë.