Procesi i riverifikimit të votave të 25 Prillit ka nxjerrë në pah një fenomen që merrej që dyshohej, por që gjatë procesit të ankimimit nuk u provua. Kur janë rinumëruar afro gjysma e 500 kutive të përzgjedhura me short për t’u rinumëruar vihet re se numri i votave për kandidatët nuk përputhet me atë që është vendosur në dokumentacionin zyrtar pas zgjedhjeve.
Tek subjektet politike shifrat kanë pasaktësi të papërfillshme, por tek kandidatët që kësaj here u votuan me votë preferenciale ndryshon puna.
Shumë vota të njërit kandidat janë llogaritur për të tjerë më shumë të votuar po brenda të njëjtin subjekt politik. E kësaj nuk i kanë shpëtuar as kryetarët e partive apo liderit historik të demokratëve Sali Berisha.
Nga lista e socialistëve për qarkun e Tiranës dhe Durrësit vihet re se ka më shumë vota të llogaritura në favor të një kandidati tjetër. Deputet si Eduart Shalsi që për pak e humbi mandatin e tij apo Rrahman Rraja e Elisa Spiropali, nga numëruesit u janë shtuar vota në favor, ndërsa i janë hequr kandidatëve si ministrja Belinda Balluku një ndër më të votuara apo Fatmir Xhafës një ndër të paktët që theu herësin në këtë legjislaturë.
Edhe vetë Kryeministrit në Qarkun e Durrësit i kanë marrë vota për t’ia kaluar kandidatëve të tjerë në këtë listë. I njëjti fenomen shfaqet dhe tek listat e PD, ku si ish-Kryeministrit Berisha dhe vetë kryetarit aktual Basha i janë llogaritur më pak vota se vullneti i shprehur i votuesve duke ia vendosur votat kandidatëve të tjerë. Ajo që dukshëm ka marrë vota të padrejta nga PD në Tiranë, është Ledina Fratari, me 48 vota plus, vetëm në kutitë e hapura deri më tani.